", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Basha: Të shkarkohet dhe hetohet Fatmir Xhafaj

Partia Demokratike dhe opozita kërkojnë shkarkimin dhe hetimin e Fatmir Xhafajt, i cili akuzohet se ka penguar arrestimin dhe ekstradimin e Agron Xhafajt drejt Italisë ku është iu dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Basha ka akuzuar edhe prokurorinë që nuk ka lëvizur fare për të nisur hetime.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

ÇFARE DUHET TË BËNTE PROKURORIA:

Në këtë situatë duhej që ndaj vetë Fatmir Xhafës të kishte nisur një hetim i gjithanshëm nga Prokuroria.

1. Fatmir Xhafaj duhet t’i nënshtrohet së pari hetimit të ligjit antimafia për pasuritë si familjar i personave me aktivitet mafioz.

2. Së dyti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave, vëllai i tij Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge nga drejtësia Italiane me 7 vjet e 2 muaj nuk ka bërë asnjë ditë të vetme burg, as në Itali dhe as në Shqipëri.

3. Së treti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave Agron Xhafaj i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit.

4. Së katërti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, që mundësojnë vazhdimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafaj.

Ministria e Brendshme, as Policia, as Prokuroria e kapur nga dyshja Rama-Xhafa nuk vepron dhe nuk do të veprojë sa kohë Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, eprori politik i Policisë që kryen verifikimet dhe hetimet dhe padroni politik i Arta Markut dhe Donika Prelës.

Prandaj Fatmir Xhafaj duhet të largohet menjëherë nga Ministër i Brendshëm.

Shqipëria nuk mund të përballojë dot të shkojë nga një ministër i brendshëm i drogës tek një ministër tjetër i brendshëm i drogës.

Fatmir Xhafaj refuzoi që vetingu në polici të fillonte nga ai vetë dhe tani është e qartë pse nuk e pranoi këtë.

Tani është momenti që të largohet si Ministër që t’i nënshtrohet ligjit anti-mafia.

Heshtja ndaj drogës dhe krimit, ndaj politikanëve të lidhur me krimin ndihmon vetëm krimin dhe politikanët e lidhur me të, jo Shqipërinë.

Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm.