Tronditëse/ Kishin 30 vite të martuar, burri vret gruan në gjumë

Një ngjarje shumë e rëndë është shënuar në Turqi, ku një person ka qëlluar 8 herë me armë bashkëshorten e tij në gjumë.
Hasan E, 56 vjeç ka qëlluar me pistoletë bashkëshorten Muhibe E, 49 vjeç duke e lënë të vdekur në vend, shkruanjnë mediet turke.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 01:30 të mëngjesit teksa viktima ka qenë duke fjetur gjumë. Ata kishin 30 vite martesë dhe prindër të tre fëmijëve.

Policia ka shkuar në vendngjarje pasi është njoftuar nga fqinjët, dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Deri më tani nuk është bërë e ditur se cilat ishin shkaqet që çuan 56 vjeçarin deri në këtë akt makabër.

/Syri.net/Ariglon Pali/