FOTO/ Ndryshon fanella e Juventusit, ja si do duket sezonin e ardhshëm

Skuadra e Juventusit ka zbuluar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm, të cilat ata do të i veshin të shtunën ndaj Veronas.

Sot ata përmes një postimi në faqen zyrtare kanë zbuluar fanellat që ata do të veshin për atë ndeshje dhe sezonin e ardhshëm, me vetëm dy vija të trasha para dhe një në prapa.

Kjo është përshkruar nga klubi si një dizajn i ri i guximshëm dhe i thjeshtë, duke ofruar një vështrim më bashkëkohor për një ikonë të stilit të futbollit.