", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Portieri ndëshkohet me karton të kuq, ja çfarë bëri gjatë penalltive

Një ngjarje interesante ka ndodhur në ndeshjen Holandë – Republika e Irlandës në Euro U17.

Takimi mes dy shteteve u mbyll me barazim 1 me 1, për të shkuar më pas në penallti.

Në penalltinë vendimtare, portieri i Irlandës, Jimmy Corcoran bëri një pritje sensacionale, por gjyqtari i ndeshjes riktheu penalltinë pasi portieri kishte dalë nga vija e portës më herët seç duhej.

Kështu, arbitri e ndëshkoi me karton të kuq Corcoran-in.

Në ekzekutimin e dytë, ku në portë ishte një futbollist i Irlandës, në gol e shndërroi Iwan Redan, duke ia siguruar gjysmëfinalen ekipit të tij.