Tropojë,goditet nga fadroma vdes punëtori

Një aksident i rëndë në punë është shënuar në Tropojë. Fadromisti ka goditur aksidentalisht kolegun e tij të punës duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja është shënuar më 14 maj 2018  në vendin e quajtur “Tuneli i Çeremit”, në fshatin Çerem, Tropojë

Në njoftimin e policisë thuhet se "Duke punuar me fadromë në brendësi të tunelit, aksidentalisht ka goditur me fadromë punonjësin e kësaj firme, shtetasin A.Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Bashkia Elbasan, i cili ka humbur jetën. 

Ndërkohë policia ka arrestoi Flamur Alla, 45 vjeç, banues në Elbasan dhe Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.