Rama në Paris për të bindur Macron, por ja çfarë mendon Merkel për negociatat

Ndërkohë që kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë një takimi me presidenti francez, Emmanuel Macron, do të përpiqet që ta bindë atë për të votuar pro hapjes së negociatave nga Gjermania vijnë lajme aspak të mira.

Gazeta gjermane SWP shkruan se Shqipëria është një vend me shumë probleme, për sa i përket korrupsionit dhe trafikut të drogës.

“Veçanërisht deputetët e CDU të Angela Merkel janë teje  të shqetësuar dhe nuk pranojnë hapjen e negociatave”, shkruan kjo media.

Gjithashtu në shkrim thuhet, se koha kur do të vendosë parlamenti gjerman për këtë çështje, ende nuk dihet. Por theksohet se pa dritën jeshile të Bundestagut, Angela Merkel nuk mund të votojë pro hapjes së negociatave në samitin e qershorit. Në këtë mënyrë, vendimi do bllokohej.

Por SWP shkruan gjithashtu, se pavarësisht se çfarë mendojnë deputetët e partisë së Angela Merkel, edhe ajo vetë nuk është për hapjen e negociatave pa kushte.

Gazeta citon kancelaren që thotë se, negociatat mund të hapen vetëm në rast se do ketë të tjera reforma.

Këtë gjë ajo do e diskutojë të enjten në Bullgari, me kolegët e tjerë gjatë samitit për Ballkanin Perëndimor, shton SWP.