Pozitiv me doping, përjashtohet nga Kupa e Botës kapiteni i kësaj përfaqësuese!

Legjenda e Perus, Paolo Guerrero do të mungojë në Botërorin e 2018, pasi që ka dal pozitiv në testin e dopingut.

Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero pritet që të mungojë në Botërorin e 2018-ës pasi që është testuat pozitivisht në doping pas analizave të thella.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka mbajtur sot një seancë me Agjencinë Botërore të Anti- Dopingut (WADA) për të rritur pezullimin e Guerreros në 14 muaj.

Guerrero mban rekordin për gola në Peru dhe ishte nominuar në listën preliminare të Perusë për Botërorin Rusia 2018 gjatë vikendit, por kënaqësia e tij për të prezantuar vendin për herë të parë në Botëror që nga viti 1982, u pre shpejt.

Verdikti i CAS që u lajmërua edhe nga Federata Peruane e Futbollit (FPF) ka postuar fotografi të kapitenit të tyre që kishte bërë gjatë një fotosesioni të lojtarëve për këtë datë.