Aludohej se Danjeli dhe Fotini ishin ndarë, kjo e fundit zbulon të vërtetën

Danjeli dhe Fotini ishin dy personazhet të cilët triumfuan në “Big Brother Albania: Love Edition”. Ata u njohën madje thyen edhe tabu duke u martuar brenda shtëpisë dhe duke u bërë çifti i parë që e kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë brenda saj.

Prej kohësh tashmë aludohet se ata mund të jenë ndarë pasi mbyllën llogarinë e tyre të përbashkët të Instagram-it pa dhënë asnjë shpjegim. Edhe pse Fotinia kohë më parë ka treguar se ajo dhe Danjeli vazhdojnë të jenë bashkë, thashethemet ende qarkullojnë.

Ka qenë Xheni Mhillaj një tjetër ish banore e cila ka bërë të mundur që situata të zbardhej. Ajo ka qenë ‘live’ në Instagram-in e saj duke shfaqur edhe Fotininë. E pyetur sërish rreth ndarjes ajo ka treguar se ka ende unazën e martesës në gisht duke zbuluar se është bashkë me Danjelin dhe se ata vazhdojnë të jenë të lumtur.