'Ka dallim nga Saimiri tek Xhafaj në mall e para, por të dy janë... nga 'Koha e Ramës'

Ish-ministri i Drejtësisë, av. Ylli Manjani, ka vazhduar me komentet e tij të ashpra ndaj zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, denoncimeve të forta të PD ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama.

Sot Manjani shkruan: "Meqë jemi tek loja “gjeni dallimin”.

Nga koha e Sajmirit tek koha e Xhafës ka dallim, pa dyshim. Dallimi është sasior dhe cilësor.

Nga kanabis kaluam tek kokaina dhe heroina! S'ka më tonelata, mjaftojnë disa kilogramë....

S'ka më thasë të mëdhenj e batanije, sot trafikohet me qeska dhe me banane... Më pak mall për më shumë para...

Pra ndryshime në sasi dhe cilësi!

Por ka një të përbashkët: të dyja kohërat janë koha e Ramës! Rilindasi që ndryshoi ngjyrën e hartës së Shqipërisë nga jeshil në të bardhë...

Na rroftë Rekomandimi!"- përfundon Manjani me ironi.