Dhuna në Gaza, priten protesta të reja


Në territoret palestineze priten protesta të tjera kundër Izraelit, vetëm një ditë pasi trupat izraelitë kanë vrarë 55 njerëz në Rripin e Gazës.

E marta shënon përvjetorin e 70-të e asaj që palestinezët e quajnë Nakba, apo katastrofa, ku mijëra njerëz u larguan për krijimin e Izraelit në vitin 1948.

Tensionet pritet të jenë të larta në Gaza, ndërkohë që të hënën u varrosën ata që mbetën të vrarë nga dhuna që erdhi si pasojë e zhvendsojes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.