FOTO/ Tentativa për t'i hedhur në erë burrë e grua në shtëpi, hetohet konflikti për pronat

Lulzim e Lirie Selfo nga fshati Mëzez i Tiranës ndodhen të shtruar në spital dhe jashtë rrezikut për jetën pas shpërthimit të tritolit që iu ishte  vendosur në derën e shtëpisë këtë mëngjes.

Policia po heton shkaqet e tentativës për vrasje të dy bashkëshortëve duke i hehdur në erë dhe fokusi më i madh po i jepet konflikteve të pronësisë.

Tritoli shpërtheu sapo ata hapën derën e shtëpisë në orën 6:22 minuta për të dalë në oborr. Këto janë pamjet që vijnë nga vendngjarja.

Informacioni i Policisë:

Më datë 15.05.2018, rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, dy shtetasit L. S., dhe L. S., (bashkëshortë) kanë qënë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët. Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes. 

Foto nga vendi i ngjarjes: