Keni dhimbje gjatë seksit? Ja arsyet

Dhimbja gjatë aktit seksual tek partnerja është një dukuri jo e rrallë. Mund të jetë me faktor organik dhe psikologjik. Sipas ekskretëve, një femër do të ketë dhimbje gjatë aktit seksual kur:

1- Nuk është ngacmuar seksualisht sa duhet/ nuk ka filluar eksitimi seksual dhe për pasojë nuk kemi sekretim të vaginës, çka sjell edhe vështirësinë në penetrim duke dhënë dhimbje.

2- Ka një proces inflamacioni në organet e poshtme seksuale, që mund të jetë një kolpit, një vaginit, infeksione të vaginës, infeksione të qafës së mitrës.

3- Femra ndihet sikur ka një problem serioz në marrëdhëniet seksuale (faktor psikologjik) dhe në këtë rast do të kemi kontrakturë/ ngushtim të mureve të vagjinës, për pasojë dhe vështirësi në penetrim dhe femra dhimbje.