DOKUMENTI/ Padia e Agron Xhafajt, ja gafa e vëllait të ministrit

Agron Xhafaj ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji për kallëzim të rremë. Alibeaj, Bardhi dhe Salianji publikuan të hënën një material, që sipas tyre është përgjim ambiental dhe provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.

Në kallëzim thuhet se personat e kallëzuar janë Ervin Salianji, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Enkelejed Alibeaj, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Gazmend Bardhi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe “të tjerë shtetas të paidentifikuar, bashkëpunëtorë të mundshëm të atyre të mësipërm”.

Por, në fakt, në kallëzim ka një gabim procedural, pasi Gazmend Bardhi nuk është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, siç cilësohet në padi. Dhe kjo e bën kallëzimin e pavlefshëm.