Neymar flet për largimin nga PSG-ja: Më kanë lodhur

Prej shumë kohësh diskutohet se Neymar do largohet në fund të këtij sezoni nga ekipi i PSG-së.

Zërat thonë se braziliani nuk është i lumtur në Francë dhe kërkon transferimin te Real Madridi.

Pikërisht për këtë çështje ka folur së fundmi edhe vetë sulmuesi, ku thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga PSG-ja.

Braziliani tha: “Tani jam pak i mërzitur. Këto zëra më kanë lodhur, pasi unë jam këtu dhe nuk jam larguar. Unë do jem pjesë e PSG-së, pasi kam një kontratë këtu”.