Gjermania kritikon dy lojtarët e Kombëtares që takuan Erdoganin

Dy futbollistët e Kombëtares gjermane me origjinë turke, Ilkai Gyndogan dhe Mesut Ozil, u takuan me presidentin turk Rexhep Tahip Erdogan, pas një vizite në Londër.

Ky takim nuk u prit mirë nga Federata Gjermane e Futbollit, e cila kritikoi 2 futbollistët për këtë takim.

Sipas gjermanëve, ky takim nuk ishte i përshtatshëm, disa ditë para fillimit të Botërorit.

Si Ozil, ashtu edhe Gyndogan, morën vërejtje nga Federata Gjermane.

Presidenti i Federatës Gjermane, Reinhard Grindel, pretendon se lojtarët e Kombëtares po përdoren për manovrat e fushatës zgjedhore që do të mbahet në Turqi.