Gaz Demi takim 3 orësh me Tahirin, zbardhen detajet...

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes rrjetit social ka bërë të ditur një takim për rreth 3 orë mes Gaz Demit dhe Saimir Tahirit, i realizuar në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, që ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie.

“Sapo përfundoi takimi prej 2 orë e 45 min midis të dërguarit të Ramës, Gaz Demi me Saimir Trafikun në shtëpineë e këtij të fundit.

Sot Gaz Demi, me urdhër të Ramës vizitoi Tahirin dhe bisedoi me të për rreth 2 orë e 45 min”, shkruan Berisha.

Postimi i Berishës

Takim Saimir Tahiri -Gaz Demi!

Sapo perfundoi takimi prej 2 ore e 45 min midis te derguarit te Rames, Gaz Demi me Saimir Trafikun ne shtepine e ketij te fundit.

Te dashur miq, sot Gaz Demi, me urdher te Rames vizitoi Tahirin dhe bisedoi me te per rreth 2 ore e 45 min.

Tema e bisedimeve ishte:

Nazeraj dhe deklaratat e tij ne Itali

Fati i Fatzi Xhafes dhe banda e Agronit

Qendrimet e Tahirit ndaj zhvillimeve me te fundit

Nje leter qe Olsi Rama i dergonte Saimir Trafikut!

Beteja midis familjeve mafioze te kryeqytetit vazhdon. sb