Zyrtare/ Nesta bëhet trajner i klubit italian

Alesandro Nesta është emëruar trajneri i ri i skuadrës së Peruggias, në Serinë B italiane.

Ish-legjenda e Lazios dhe e Milanit ka firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni me skuadrën e Peruggias.

Ai do ta drejtojë ekipin në play-off për të siguruar një biletë për në elitën e futbollit italian.

Më parë, 42-vjeçari ka qenë vetëm ndihmës në skuadrën e Miamit në Amerikë.

Nuk dihet nëse ai do të rinovojë edhe për sezonin tjetër me Peruggian, në përfundim të kësaj kontrate të shkurtër, apo do të provojë më pas një aventurë të re.