Fondacioni gjerman përgënjeshtron shpifjet e Ramës

Fondacioni gjerman “Konrad Adenauer”, ka reaguar pas publikimit të një lajmi në disa portale mbi një sondazh të kryer për Partinë Demokratike, që sipas mediave shqiptare e ka kryer fondacioni në fjalë.

 “Te nderuar miq te Fondacionit Konrad Adenauer, dje dhe sot, disa portale kanë publikuar një lajm sipas të cilit Fondacioni “Konrad Adenauer” në Tiranë ka realizuar një sondazh të brendshëm për Partinë Demokratike.

KAS njofton se ky është një lajm i rremë dhe i pavërtetë dhe se të gjitha të dhënat dhe atributet që na jepen në të ashtuquajturin raport sondazhi për PD-në, janë të sajuara.

Kërkojmë që në të ardhmen, për ccdo lajm që lidhet me KAS, të kontaktohet paraprakisht zyra jonë duke mos krijuar lajme të rreme dhe të njëanshme”, thuhet në reagim.