Gazetari i njohur në Syri.net: Ja me cilën qeveri ngjan kjo e Ramës

Gazetari Baledian Koka, i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka bërë një analizë të detajuar të ngjarjeve politike që po ndodhin sëfundmi në Shqipëri.

I pyetur nga moder4atori Alen Xhelili, se me kë qeveri tjetër mund të ketë ngjashmëri qeveria Rama, së cilës sot po i dalin skandale nga të gjitha anët, Koka tha se ka një ngjashmëri me atë të paraardhësve të tyre socialistë.

Sipas Kokës edhe qeveria Nano ishte e ndërtuar me njerëz të fortë dhe me korrupsion.

‘Të ngjashme me këtë lloj qasjeje me krimin dhe me korrupsion është qeverisja paraardhëse socialiste. E njëjtë ka qenë dhe qeverisja e Fatos Nanos, jo në këtë nivel, sepse kjo është edhe më e lidhur me krimin. Njerëzit e fortë që sot PS i ka deputetë, dikur kanë qenë drejtorë’, tha Koka.