Koalicioni 5 Yjet dhe Lega, drejt përfundimit plani qeveritar...

Lëvizja 5 Yjet dhe Lega pothuajse kanë përfunduar planin qeveritar, për një qeveri që do të përbëhet nga dy forcat populiste, pavarësisht dallimeve të dukshme që kishin në programet e paraqitura gjatë fushatës.

Plani qeveritar përfshin një taksë të sheshtë rreth 15%, të ardhura të garantuara për të varfërit dhe uljen e moshës për daljen në pension.

Sipas një vlerësimi të Corriere della Sera, program ekonomik i partive kushton mes 65– 100 miliardë euro  dhe se taksa e sheshtë është masa më e shtrenjtë.

 Dy liderët, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, nuk kanë bërë ende të ditur se kë do të nominojnë për Kryeministër.

Sipas ligjvënëses së Lëvizjes 5 Yjet, Laura Castelli, plani qeveritar do të përfshijë të ardhurat bazë për qytetarët që partia bëri thirrje gjatë fushatës dhe do të largojë premtimet e mëparshme për rritjen e moshës së daljes në pension.

Aleanca e qendrës së djathtë kryesoi ndaj Lëvizjes 5 Yjet në  zgjedhjet e 4 Marsit, që dështuan të formojnë një qeveri dhe Salvini ka negociuar me Di Maio për më shumë se 2 muaj. Politikat që po diskutohen deri më tani përfshijnë një taksë të sheshtë në 15% dhe në 20% për familjet që kanë të ardhura vjetore prej më shumë se 80,000 euro, sipas zyrtarëve të Ligës së Veriut.

Lëvizja 5 Yjet pret që të ardhurat bazë për qytetarët  të kushtojnë rreth 17 miliardë euro në vit, por agjencia e pensioneve në Itali vlerëson se do të kushtojë në më shumë se 30 miliardë euro.  Planet për financimin nuk janë diskutuar ende.