Salah bën modestin: Nuk jam në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldon

Sulmuesi egjiptian shkëlqeu sezonin e parë në Premier League pasi shënoi 32 gola në 36 paraqitje duke ndihmuar skuadrën e tij të shkojë në finalen e Champions Leagues.

Ai ka fituar shumë çmime, lojtari më i mirë në Premierligë dhe prej kohësh po përflitet në media se është në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldon.

 “Jo aspak”, u përgjigj Salah kur u pyet nëse e shqetësojnë këto krahasime. “Por, nuk dua të them që jam i lumtur me këso lloj krahasimesh, sepse secili prej tyre ka qenë në top formë për 10 ose 11 vite. Paraqitjet e tyre janë stabile”.

“Kështu që më duhet të rris nivelin dhe të qëndroj për shumë sezone. Shpresoj që mund t’ia arrij qëllimit. Definitivisht, ata janë lojtarë të shkëlqyer”, shtoi mes tjerash Salah

Messi ka shënuar 45 gola këtë sezon në të gjitha garat, kurse Ronaldo 43.