VIDEO/Lamtumirë heroi ynë, Alfie Evans! Njerëzit përcjellin me lot dhe duartrokitje, arkivolin e vogëlushit

Mbështetësit e Alfie Evans shpërthyen në lot dhe duartrokitje spontane ndërsa procesioni iu drejtua stadiumit të Evertonit në Goodison Park. Përkrahësit e zjarrtë të Alfie Evans hodhën lule në funeralin e tij dhe i dhanë vogëlushit hero, një lamtumirë përfundimtare.

Foshnja 23 muajshe që mori vëmendjen e mbarë botës pas trajtimit të tij në spital u vu në qëndër të një beteje ligjore dhe do të mbahet mend si “Djaloshi që mbërtheu botën” prej qindra njerëzish që u rreshtuan rrugëve për t’i bërë homazh këtë mëngjes.

Mbështetësit derdhën lot dhe lule drejt tij ndërkohë që makina me trupin e vogël po e mbartte në udhëtimin e tij të fundit me një arkivol të vogël të bardhë të stolisur me zemër të kaltër dhe ushtarë lodra.

Njerëzit shpërthyen në duartrokitje spontane duke tundur lulet në nderim të atij që e konsideruan "luftëtar", "bir", "nip"...

Procesioni për Alfie kaloi Goodison Park, shtëpinë e klubit të Premir Ligës, Everton, pasi babai Tom kishte treguar më parë sa shumë shpresonte që ta merrte të birin për të parë lojën e bluve./SYRI.NET