ZYRTARE: Ederson rinovon me Manchester Cityn

Ederson Moraes ka rinovuar kontratën me Man Cityn deri në vitin 2025.

Ishte transferuar verën e kaluar dhe kishte nënshkruar kontratë për 5 vjeçare, por paraqitjet e mrekullueshme që në sezonin e parë në Premierligë, ka shtyrë Manchester Cityn që ta blindojë portierin e talentuar brazilian, Ederson Moraes.

 “Kjo do të thotë se klubi është shumë i lumtur me punën time dhe më besojnë. Shpresoj t’i realizoj pritshmëritë e tyre dhe t’i sjelli edhe më shumë gëzim tifozëve”, tha Ederson.