Vendimi për Saimir Tahirin, flet presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në Cërrik ku ka marrë pjesë në festën lokale të zonës me rastin e 75-vjetorit të Batalionit partizan të Dumresë.

I ndodhur në këtë aktivitet, sigurisht që gazetarët nuk e kanë lënë rastin pa e pyetur në lidhje me vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin.

Ish-ministri ndodhet në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

‘Drejtësia të veprojë e pavarur.

Drejtësia të veprojë sipas ligjeve të shtetit të së drejtës’, është shprehur presidenti Ilir Meta.