Nuk luajti ndaj Barcelonës, por Sadiku i bashkohet festës së Levantes në dhomat e zhveshjes

Levante bëri sot surprizën e sezonit në Spanjë, duke fituar me rezultatin 5-4 me Barcelonën.

Skuadra e dy shqiptarëve, Armando Sadikut dhe Enis Bardhit i shkaktoi humbjen e parë në këtë sezon të La Ligës kampionëve katalanas.

Bardhi shënoi dy gola, ndërsa sulmuesi i kombëtares sonë, Sadiku, edhe pse nuk ishte i pranishëm në lojë, ka festuar së bashku me shokët e ekipit në dhomat e zhveshjeve suksesin ndaj Barcelonës.