", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Ish-portieri i Milanit flet pas kësaj gafe të Donnarummës: Është i hutuar

Christian Abbiati, menaxheri i skuadrës së Milanit, ka folur menjëherë pas barazimit ndaj Atalantës.

“Më vjen keq që nuk fituam një ndeshje që e kryesuam deri në minutën e 90-të, megjithatë çdo e keqe e ka një të mirë. Jemi në Europa League. Skuadra reagoi pas finales së humbur ndaj Juventusit”, tha fillimisht ish-portieri i kuqezinjve.

Abbiati foli edhe për Donnarummën, i cili ka qenë në qendër të kritikës pas paraqitjes në Kupën e Italisë.

“Ka punuar mirë gjithë këto ditë dhe e ka marrë veten. Pas gabimit të parë e humbi kontrollin. Është i hutuar edhe nga zërat e merkatos, por nuk ka humbur besimin tonë. Pas ndeshjes, si unë ashtu edhe Gattuso i folëm dhe i dhamë zemër”, përfundoi ish-kampioni i Serie A me Milanin.