E rëndë në Tiranë, kryefamiljari i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.

Policia e kryeqytetit thotë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa 50-vjeçari me inicialet Xh. M., ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i Policisë së Tiranës për ngjarjen:

Më datë 12.05.2018, në spital, ka vdekur shtetasi XH.M, vjeç 50, banues në Tiranë.

Nga veprimet e kryera rezultoi se në banesë, ka konsumuar fotoksinë.

Materiale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.