Handanoviç në ikje, Interi ‘blindon’ portën me një super portier

Interi ka siguruar shërbimet e portierit të talentuar ukrainas Andriy Lunin i cili për momentin luan me Zorya Luhansk. Zikaltrit kanë mposhtur konkurencën e disa klubeve të mëdha europiane përfshirë edhe Juventusin, duke blinduar portën për të ardhmen.

Kartoni i Lunin i ka kushtuar Interit rreth 6 milionë euro, megjithatë talenti ukrainas për të rritur akoma edhe më shumë si portier dhe për t’u shndërruar në pasuesin e Handanovic te Interi do të huazohet te Bologna për 2 sezonet e ardhshme.