FOTO/ Lewandowski hyn në histori, ja çfarë ka bërë

Robert Lewandowski edhe zyrtarisht është shpallur golashënuesi më i mirë në Bundesligë për sezonin 2017/18 dhe në proces është futur në histori të kampionatit gjerman.

Në ndeshjen e fundit në këtë edicion të Bundesligës – të cilën kampioni Bayern Munich e humbi trupërisht 4-1 kundër Stuttgartit – sulmuesi polak nuk shënoi por kjo s’e parandaloi atë ta mbyllë sezonin si golashënuesi më i mirë në kampionat, transmeton Gazeta Express.

Ai e ka përfunduar këtë fushatë me 29 gola, që ishin më shumë se të mjaftueshme për të qenë i pari për herë të tretë në karrierë.

“Është nderi i madh të jesh golashënuesi më i mirë përsëri”, shtoi Lewandowski në Twitter.

“Shumë faleminderit bashkëlojtarëve, sepse pa ta do të ishte e pamundur”, shkroi ai.

Me këtë Lewandowski hyri edhe në histori të Bundesligës, pasi u bë lojtari i parë jo gjerman që e fiton çmimin golashënuesi më i mirë në Bundesligë tri herë.