Notat e lojtarëve: Inter 1-2 Sassuolo, ja lojtari më i dobët

Interi ka shuar ëndrrën e Championsit pasi është mposhtur 2-1 përballë Sassuolos në ndeshjen e parafundit të sezonit në Serie A.

“Whoscored” ka publikuar notat e lojtarëve ku ajo që bie në sy është vlerësimi i ulët për Mauro Icardin (6.1) që nuk arriti të shënonte.

Golin e vetëm te Interi e shënoi braziliani Rafinha që mori notën më të lartë (8.8).

Ja vlerësimi i lojtarëve të dy skuadrave.