Gjigantët e Premier Leagues 100 milionë euro për ‘yllin’ e Realit

Chelsea po përgatitet seriozisht për një ofertë të bujshme për “yllin” e Real Madrid, Marco Asensio, duke mposhtur konkurrencën e Manchester United.

Futbollisti i Spanjës konsiderohet si një nga lojtarët më premtues në Europë dhe është gati të largohet nga “Stantiago Bernabeu”, duke qenë se nuk po gjen një vend si titullar te skuadra e Zindine Zidane.

Chelsea, që ndoshta mund të humbasë shërbimet Eden Hazard, është gati të investojë te një tjetër mëngjarash.

Sipas “Don Balon” drejtuesit e Chelsea kanë vendosur të shpenzojnë rreth 100 milionë euro në verën e ardhshme dhe pjesa më e madhe e këtij fondi do të shkojë për të bindur Real të heq dorë nga Asensio.