Vendimi për Tahirin/ Vasili: Kryemadhi e pati parashikuar lojën lapangjoze të Ramës

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar vendimin e gjykatës për lënien në arrest shtëpie të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Kryemadhi e kishte parashikuar këtë lojë të Ramës, dhe dënimi i Tahirit nuk përbën lajm.

Postimi i Vasilit:

Kryemadhi parashikoi pike per pike veprimet e lapangjozeve per Tahirin.

Me ketë Kryeminister, qe ja kane vene kembet kryq kriminelet s'ka asnje surprize.

Lapangjozet jane kaq te trashe dhe te parashikueshem sa s'bejne me as lajm.

Monika Kryemadhi dhjete dite me pare jua paratregoi te gjitheve estraden qe do shikonin sot.

Ja cthoshte Kryemadhi per keta palaço qe ne 3 maj dhe gjykoni vete:

“Çështja Tahiri” nuk mbyllet me një arrest shtëpie të tij, është një çështje që do të vazhdojë. E kam thënë dhe sot paradite, Tahiri është një ushtar në perandorinë e Edi Ramës."