VIDEO/ Ja njeriu që pilotoi për herë të fundit avionin ‘jet’ më të vjetër në botë

Martin Tibbitts është piloti që e drejtoi për herë të fundit avionin supersonik më të vjetër në botë, avion i cili ka fluturuar për herë të parë në luftën e dytë botërore.

Duke folur për BBC, Tibbitts është shprehur se ‘Meteori T7’ është një avion historik ikonë. Janë vetëm 5 të tillë në botë. Nuk ka asnjë që fluturon në Amerikën veriore  dhe është i pari operacion që mbërrin atje’.

Pamjet që shikoni në video janë fluturimi i fundit i këtij avioni të vjetër. ‘Një ‘copë’ historie që ngrihet sërish në ajër’, shkruan BBC.

Avioni që mban nofkën ‘Mbretëresha’ është më i vjetri që ka fluturuar mbi Atlantik.

Avioni fluturimin e fundit e ka bërë nga aeroporti i Coventryt drejt Liverpulit, përpara se të ngarkohej në anije për në SHBA.

Avioni ka qenë në shërbim nga viti 1945 në vitin 1965.