VIDEO/ Luan Pokemon Go në kishë, blogeri rus përfundon në burg

VIDEO/ Luan Pokemon Go në kishë, blogeri rus përfundon në burg

15:48, 28/10/2016
A+ Aa A-

Një bloger rus kishte publikuar një video ndërsa luante Pokemon Go brenda katedrales Ekaterinburg. Ruslan Sokolovski ishte në arrest shtëpiak, por tani gjykata ka vendosur që ta transferojnë në burg.

Video e tij, në kërkim të monstrave virtuale në katedralen Ekateringburg kishte marrë 900 mijë shikime. Por këtë fakt blogeri 22 vjeçar do ta paguajë me burg, aty ku rrezikon 5 vite.

Sokolvski, pasi kishte postuar një video në blogun e tij në fillim të gushtit, përfundoi në arrest shtëpiak nën akuzat e “nxitjes së urrejtjes” dhe “shkelje e së drejtës së lirisë së ndërgjegjes dhe fesë”.

Por situata e tij është përkeqësuar pasi gjatë arrestit shtëpiak, ai është vizituar nga një mik. Pas kësaj gjykata e Ekateringburgut ka vendosur transferimin e tij në burg deri më 23 janar 2017.

Në videon e postuar, blogeri rus thotë: “Nuk shoh se si mund ta ofendojë fenë duke futur një smartphone në kishë. Nuk mendoj se kjo është e ndaluar me burg,”. Por në fakt ka disa vende në burg ku nuk lejohet të luash, dhe kisha ruse është një prej tyre.

Sokolski ka një kanal në You Tube të ndjekur nga 300 mijë persona dhe në të kaluarën ka realizuar video me kritika ndaj kishës ortodokse. Për këtë, autoritete fetare e kanë kanë quajtur blogerin, një djalë që ndjek stilin e Charlie Hebdo, duke iu referuar satirës së ashpër së revistës franceze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco