NASA: Sonda hapësinore e ESA-s ka krijuar një gropë të cekët në Mars

NASA: Sonda hapësinore e ESA-s ka krijuar një gropë të cekët në Mars

14:27, 28/10/2016
A+ Aa A-

Një pamje me rezolucion të lartë, e marrë nga një satelit orbital i NASA-s në Mars, tregon se sonda hapësinore "Schiaparelli" e Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA) ka hapur një gropë të cekët kur goditi sipërfaqen e planetit të kuq javën e kaluar.

"Schiaparelli" ishte pjesë e misionit "ExoMars 2016" të ESA-s, që vendosi satelitin "Trace Gas" në orbitën e Marsit më 19 tetor. Kontaktet me sondën humbën pak para uljes së pritshme të saj në Mars po atë ditë, shkruan CRI.

Dy ditë më pas, një pamje e marrë nga kamera me rezolucion të ulët, e marrë nga Sateliti Orbital i Vrojtimit të Marsit i NASA-s, ka treguar "një pjesë të errët të vagullt" në vendin e uljes, që mendohet se është shkaktuar nga ndikimi i sondës dhe që shihet gjithashtu si një dëshmi se ajo mund të ketë shpërthyer.

Një pamje me rezolucion të lartë e marrë më 25 tetor nga Sateliti Orbital i Vrojtimit të Marsit tregoi se "Schiaparelli" ka krijuar një gropë të errët me diametër rreth 2.4 metra dhe 0.5 metra të thellë.

NASA thotë se kjo përputhet me gropën që bën një objekt 300 kilogramë kur bie mbi një tokë të thatë me një shpejtësi më shumë se 300 kilometra në orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco