Mediat ‘sulmojnë’ Ronaldon, Zidane i del në mbrojtje

Mediat ‘sulmojnë’ Ronaldon, Zidane i del në mbrojtje

14:45, 28/10/2016

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i ka dalë në mbrojtje sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi është kritikuar ashpër nga mediat për paraqitjen e tij në ndeshjen e fundit ndaj Athletic Bilbaos, pasi u tregua egoist duke menduar vetëm për veten e tij sesa për skuadrën.

Në prag të ndeshjes në fundjavë, në një deklaratë për mediat ZIdane nuk kurseu elozhet ndaj Ronaldos.

“Nuk e shikoj në ankth Ronaldon, por i zemëruar mund të jetë. Ai dëshiron të shënojë gola dhe kjo është normale. Cristiano është unik për atë që ka bërë dhe po bën. E ka rritur në atë fare mase nivelin e tij saqë kur nuk shënon njerëzit jashtë skuadrës fillojnë të shqetësohen. Ronaldo duhet të jetojë me presionin, pasi me atë që janë fenomenë ndodh gjithmonë diçka e tillë”, u shpreh ZIdane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco