Higuain i hedh ‘benzinë zjarrit’: Ja sa gola do i shënoj Napolit

Higuain i hedh ‘benzinë zjarrit’: Ja sa gola do i shënoj Napolit

13:13, 28/10/2016

Gonzalo Higuain ishte pa dyshim një ndër transferimet më të bujshme të Juventusit gjatë merkatos së verës ndërsa në kampin e Napolit filloi urrejtja duke e quajtur një tradhtar.

Të Shtunën bardhezinjtë sfidojnë Napolin në Torino, por edhe pse kaloi tre vite të karrierës së tij te skuadra e kaltër, bomberi argjentinas e konsideron Napolin si kundërshtarin e radhës, shkruan Calciomercato".

Ai nuk përmbahet duke i hedhur benzinë zjarrit napolitan pasi ka premtuar se do t’i shënojë dy gola ish skuadrës së tij.

“Sigurisht shpresoj shumë të shënoj një dygolësh”. Një sinjal mëse i qartë ky nga ana e argjentinasit se Napoli i përket së shkuarës ndërsa Juventusi është e tashmja dhe e ardhmja e tij.

Pritet që ndeshja e ditës fundjavës të jetë aspak e lehtë për “El Pipitan” pasi tifozët napolitan me shumë mundësi nuk t’ia bëjnë malore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco