Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

FOTO/ Shkëlzen Gashi nuk ndalet, merr çmimin special

FOTO/ Shkëlzen Gashi nuk ndalet, merr çmimin special

13:16, 28/10/2016

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi është vlerësuar si lojtari më i mirë i muajit tetor për ekipin e tij Colorado Rapids në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

28-vjeçari u shpall fitues me votat e tifozëve në rrjetet sociale, duke mposhtur në këtë mënyrë konkurrencën e Kevin Doyle dhe Dominik Baxhi.

Pak ditë më parë ai u vlerësua nga tifozët si lojtari më i mirë i sezonit, ndërsa është në garë për çmimin e debutuesit të vitit dhe golit më të bukur në MLS.

Shkëlzen Gashi e mbylli sezonin e rregullt me nëntë gola dhe katër asistime, duke qenë njeriu kyç në kualifikimin e Rapids në “play off”.

Kundërshtari i radhës do të jetë Los Angeles Galaxy, me ndeshjen e parë që do të luhet më 30 tetor në Kaliforni dhe të kthimit më 6 nëntor në Colorado.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco