VIDEO/ Futbollisti i Monacos ka një fjalë të madhe për Canën

VIDEO/ Futbollisti i Monacos ka një fjalë të madhe për Canën

16:42, 23/10/2017

Lorik Cana së fundi ishte i pranishëm në televizionet e njohura franceze, si Canal+ dhe Bein Sport.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, mbrëmë i dha fund futbollit aktiv, duke shkelmuar topin në derbin Marseille – PSG.

Të premten, përmes televizionit francez, ai u lidh “live” me ish-bashkëlojtarin e tij te Lazio, Keita Balde Diao.

  

22-vjeçari i cili u transferua në Monaco, në fillim të bisedës e përshëndet kosovarin me “Grande” Lorik (I madhi Lorik).

Kjo, ishte befasi edhe për udhëheqësen e emisionit sportiv, e cila i thotë “Wow, si të thërrasin kështu i madhi Lorik”.

Kujtojmë se Cana luajti me Lazion gjatë sezoneve 2011/2015, ku bëri afro 90 paraqitje dhe shënoi 4 gola.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco