Të dielën hidhet në erë me eksploziv një pallat në Belsh

Të dielën hidhet në erë me eksploziv një pallat në Belsh

13:41, 28/10/2016
A+ Aa A-

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se do të shembë të dielën një objekt në bashkinë e Belshit me shpërthim të kontrolluar. Objekti ndodhet buzë liqenit, ndërkohë që pronarët janë dëmshpërblyer sipas legjislacionit në fuqi, pas një vendimi të Këshillit të Ministrave. Aksioni I IKMT është në mbështetje të projektit për ndërtimin e shëtitores së Belshit.

Objekti ka një lartësi prej katër katesh me një bazë 350 metër katror, në total 1500 metër katror. Për shembjen e tij, specialistët e IKMT kanë hapur 420 vrima, ndërsa do të përdoret rreth 12 kilogramë lëndë shpërthyese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco