Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Mimoza Kusari hap partinë 'Iniciativa e Re'

Mimoza Kusari hap partinë 'Iniciativa e Re'

13:59, 28/10/2016
A+ Aa A-

Mimoza Kusari ka njoftuar Asamblenë Komunale në Gjakovë se u formua grupi më i madh i asamblistëve në mbështetje të Alternativës së re politike.

Gjashtë asamblistë nga AKR dhe dy asamblistë nga koalicioni AAK - LDD u rreshtuan në mbështetje të Alternativës së re pjesën e së cilës është Kryetarja e Komunës së Gjakovës.

Asambleistët nga AKR që u rreshtuan pranë Kryetares janë:

Hasan Krasniqi, Mahmud Lila, Sevdije Haxhibeqiri, Vjollca Roka, Jeton Vorfi dhe Rina Domi. Gjithashtu, nga radhët e koalicionit AAK - LDD u rreshtuan pranë Kryetares, Mirdita Ademaj dhe Xhevat Zenelaj.

“Me këtë hap bëhet nisja e parë institucionale e Alternativës së re politike bëhet nga Asambleja e Gjakovës. Kjo iniciativë do të vazhdojë edhe nëpër Komunat tjera edhe në ditët vijim”, ka njoftuar Kusari-Lila.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco