Vuçiç i kërkon Mogherinit: Mos ia plotëso tekat Kosovës

Vuçiç i kërkon Mogherinit: Mos ia plotëso tekat Kosovës

07:13, 28/10/2016
A+ Aa A-

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini u pajtuan se është e nevojshme të zbatohen menjëherë marrëveshjet e arritura në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëpërmjet një bisede telefonike Vuçiç dhe Mogherini deklaruan se zbatimi i marrëveshjes në Bruksel është kushti bazë për rifillimin e dialogut për çështje të tjera të rëndësishme, transmeton lajmi.net.

Vuçiç dhe Mogherini u pajtuan poashtu se vazhdimi i rrugës evropiane është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për politikë, por edhe për të ardhmen ekonomike të Serbisë.

Biseda ndërmjet tyre ndodhi siç thonë mediat serbe, pasi Prishtina doli me kushte për Serbinë, e cila duhet t'i përmbushë në qoftë se do të vazhdonte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco