Drejtori i Policisë së Mitrovicës lirohet nesër nga burgu në Serbi

Drejtori i Policisë së Mitrovicës lirohet nesër nga burgu në Serbi

22:52, 27/10/2016
A+ Aa A-

Drejtori i Policisë Rajonale të Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi, do të lirohet nesër pasi i skadon afati i paraburgimit prej 30 ditësh dhe nuk do të vazhdojë më të rrijë në burg.

Kështu bëjnë të ditur burime të Veriu.info nga Qeveria e Kosovës, të cilat tregojnë se vendimtare për një vendim të tillë ka qenë dëshmia e tre pjesëtarëve të familjes Millovanoviç, të cilët ditë më parë kanë deklaruar gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar në Beograd se nga shtëpia e tyre në Kosovë nuk i kishte përzënë Nehat Thaçi.

“Lirimi i Nehat Thaçit pritet të bëhen nesër, por ekziston mundësia që ai të mos mund të vijë në Kosovë deri në mëngjesin e të shtunës për shkak të procedurave”, ka thënë burimi.

Thaçi është në paraburgim që nga 28 shtatori, kur u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për kapjen e tij, nga viti 2010.

Pastaj ai u transferua në Beograd, më 10 tetor, ku u mor në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar, e cila ka hapur procedurën kundër tij për veprën penale terrorizëm, gjë që ai gjatë intervistimit e ka hedhur poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco