FIKSIMI/ A po e shkatërrojnë shëndetin mendor të kryeministrit “Portalet”?

FIKSIMI/ A po e shkatërrojnë shëndetin mendor të kryeministrit “Portalet”?

15:13, 28/10/2016
A+ Aa A-

Dje përpara se të udhëtonte drejt Prishtinës për në studion e Baton Haxhiut në “Klan Kosova”, Edi Rama paralajmëroi në faqen e tij në Facebook, edhe thelbin e asj për të cilën kishte ndërmend të fliste; “Principatat e portaleve” që kritikojnë punën e tij.

Pas çdo pyetje “me spec” që i bëhej mbrëmë, Rama hidhej përpjetë dhe në mënyrë robotike përsëriste fjalën “portal”, “medie e kazanit” etj.

Me dhjetra herë e ka artikuluar këtë fjalë që si duket i është bërë edhe mankthi më i madh, veçanërisht kohët e fundit kur ka kuptuar se blerja apo shantazhimi i të gjitha medieve online është një mison i pamundur.

"Ja ju shtrembëroni një frazë timen, pastaj e merr një portal dhe e bën titull të madh dhe pastaj një nga komentatorët e kazanit të Tiranës, komenton mbi këtë realitet të shtrembëruar", u thoshte herë pas here Rama gazetarëve, duke treguar hapur edhe patologjinë psikike nga e cila po vuan.

Nuk mund të gjesh një dalje publike të kryeministrit, me fshatarë, biznesmenë, diplomat, student, fëmijë shkollash, studio televizive…ku ai të mos përmend gati instinktivisht, fjalën “portal”. Ndoshta ky fiksacion po i kalon në një sëmundje të rëndë psikike, prandaj ata që kujdesen dhe e këshillojnë me paratë e taksapaguesve shqiptarë, duhet urgjentisht ta vizitojnë te një psikoanalist. Në fund të fundit nuk bëhet fjalë për shëndetin mendor të Edi Ramës, por të kryeministrit të Shqipërisë…

/SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco