SHIFRAT/ Bujqësia në pikiatë, Rama fshatarëve të Perondisë: Fajin e ka eskavatori i Saliut

SHIFRAT/ Bujqësia në pikiatë, Rama fshatarëve të Perondisë: Fajin e ka eskavatori i Saliut

13:56, 28/10/2016
A+ Aa A-

Rama që nga dita që ka nisur turin paraelektoral nëpër Shqipëri, në çdo fshat që mbledh të ashtuquajturit “fermerë”, tregon historinë e një eskavatori të vjetër që një biznesmen ja ka dhuruar Ministrisë së Bujqësisë që në vitin 2005. E ka treguar në Korçë në Myzeqe, dje në parlament, po jua tregon edhe sot fshatarëve të Perondisë në Berat. Nuk dihet se përse është kaq i fiksuar me këtë eskavator por duket se kryeministrit i ka shteruar fare fantazia përderisa, sa herë që kërkon të fajësojë Saliun dhe të premtojë “flotën” e Rilindjes me eskavatorë, përmend të njëjtën gjë.

Rama vazhdon të mburret se ka rilindur bujqësinë, por pikërisht sot të dhënat e fundit nga doganat tregojnë se frutat dhe perimet që konsumojnë shqiptarët, u renditën ndër 12 produktet më të importuara në vend në 9-mujorin e këtij viti. Sipas të dhënave, importet e frutave dhe perimeve ishin në vlerën e 1.5 miliardë lekëve në janar-shtator 2016, duke kontribuar në këtë mënyrë në 1.4% të të ardhurave doganore.

Aq përpara e ka çuar bujqësinë Rama sa që grupi i frutave dhe perimeve gjithmonë sipas doganave, të paktën dy vitet e shkuara nuk ishte i përshirë në 20 mallrat më të importuara në vend.

Më herët, grosistë të fruta-perimeve në tregun e madh ushqimor në kryeqytet kanë pohuar një mungesë të prodhimit vendas të perimeve për arsye se një pjesë e fuqisë punëtore në fshat është orientuar drejt hashashit. Për rrjedhojë, çmimet domateve dhe disa perimeve të tjera në kulmin e sezonit gjatë muajit gusht kanë qenë 30-50% më të larta se një vit më parë.

Nga ana tjetër, sektori i bujqësisë është futur në një trend rënës. Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e dytë të vitit 2016, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, pati rënie prej 1,48%. Në tremujorin e tretë, bujqësia shënoi rënie për të pestin tremujor radhazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco