TABELA/ Doni të dini pse po bien të ardhurat në dogana? Pyesni Edi Ramën dhe Besnik Sulaj

TABELA/ Doni të dini pse po bien të ardhurat në dogana? Pyesni Edi Ramën dhe Besnik Sulaj

13:43, 28/10/2016
A+ Aa A-

Kur qeveria zyrtarizoi marrëveshjen, e cila kaloi rafinerinë e ARMO-s në shfrytëzim të biznesmenit Besnik Sulaj, drejtuesit e doganave ishin ndoshta njerëzit më të shqetësuar. Arsyeja lidhet me kontrollin mbi tregun e karburanteve. Sa herë që ARMO rinis nga puna, të ardhurat nga akciza e karburanteve bien në mënyrë drastike.

Normalisht nuk duhet të kishte asnjë ndryshim, pasi si karburanti i importuar ashtu dhe ai i prodhuar në vend paguajnë të njëjtën akcizë. Por në praktikë nuk ndodh kështu. Vënia në punë e ARMO-s krijon një shteg të madh për evazion, i cili reflektohet menjëherë në rënien e të ardhurave nga akciza. Edhe këtë herë po ndodh e njëjta gjë.

Të dhënat më të fundit zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në shtator importi i karburanteve u ul me 19 për qind, krahasuar me një vit më parë. Nga 44.3 mijë tonë që ishin në shtator të vitit të kaluar, zhdoganimet ranë në 35.9 mijë tonë në këtë shtator.

Kjo ka bërë që të ardhurat nga akciza gjatë muajit të kaluar të ulen me mbi 1 milionë dollarë krahasuar me vjet, dhe me mbi 3 milionë dollarë në raport me planin.

Shtatori është muaji i tretë me radhë që të ardhurat bien në raport me një vit më parë. Të dhënat tregojnë se rënia po vjen duke u thelluar.  

Rafineria tashmë është në pronësi të biznesmenit Besnik Sulaj, i cili njihet për lidhjet e tij të afërta me kryeministrin Edi Rama. A është kjo lidhje shkaku i rënies drastike të të ardhurave nga karburantet? Dyshimet janë të forta. E sigurtë është se sapo ARMO u rikthye në punë, të ardhurat nga akciza në buxhet filluan pikiatën.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco