Kreu i OSBE në Tiranë, Borchardt: Kush është i interesuar të mos zbatohet ligji për hapjen e dosjeve?

Kreu i OSBE në Tiranë, Borchardt: Kush është i interesuar të mos zbatohet ligji për hapjen e dosjeve?

11:46, 28/10/2016
A+ Aa A-

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, shprehu sot keqardhjen për mos zbatimin e ligjit për hapjen e dosjeve.

Ai ka theksuar se edhe pse ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga hyrja në fuqi e ligjit dhe pavarësisht se Kuvendit i është dërguar një listë me 11 kandidatë potencialë për 5 anëtarët e këtij Autoriteti, Kuvendi ende nuk ka votuar për ta.

“Me keqardhje konstatojmë se, edhe pse ka kaluar mbi një vit e gjysmë nga hyrja në fuqi e ligjit, dhe pavarësisht se Kuvendit i është dërguar një listë me 11 kandidatë potencialë për 5 anëtarët e këtij Autoriteti, Kuvendi ende nuk ka votuar për kandidatët.

E përshëndetëm hovin që u duk se do të shoqëronte zbatimin e këtij ligji dhe dëshirojmë të shohim personat përgjegjës të marrin masat e nevojshme për ta kthyer në axhendën e parlamentit, për të mundësuar zbatimin e ligjit dhe hapjen e dosjeve në përputhje me ligjin. Ne jemi të gatshëm të japim mbështetje të mëtejshme për ta çuar përpara këtë nismë”- tha ambasadori Borchardt.

Deklaratat e shefit të OSBE-së u bënë gjatë veprimtarisë veprimtarinë “Hapja e dosjeve të Sigurimit – Sa më shpejt aq më mirë” organizuar nga Konrad Adenauer Stiftung, në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco