Si nisi operacioni kundër skafeve, nga një fetë limoni i munguar në xhinin e Fatos Nanos

Si nisi operacioni kundër skafeve, nga një fetë limoni i munguar në xhinin e Fatos Nanos

12:46, 21/10/2016
A+ Aa A-

Kujtime nga puna, në operacionin "Puna"

Më ngacmoi dje një intervistë e ish Ministrit Rendit Luan Rama në media, për të hedhur këto mbresa nga puna e "Punës". Ose siç thote kryeministri Edi Rama, "pa pune s'ka pune". Bashkërisht punonim ne Rend ne ato vite, Luan Rama Minister e Unë Sekretar i Pergjithshem.

....Kujtoj ish kryeministrin Nano që erdhi një mëngjez ne MInistri për të prezantuar Ministrin e radhës Luan Rama. (2000-2004 u nderruan 4 herë ministrat e Rendit). U zevendesua Ministri Stefan Çipa. Per mos u zgjatur, qysh ne prezantimin e pare te Luan Rames, Nano thumboi drejtuesit kryesor te Rendit. Ne zyren pritese Ishim ne, drejtuesit kryesore e Nano duhe tej pritur vemendshem. Ishte lajm ardhja Tij ne zyren e Ministrit te Rendit. Ndaj dhe kisha porositur Sherbimet qe te ishin te vemendshem me servisin dhe pritjen. Per qerasje sigurishin do ofronim pijen e Tij te preferuar xhinin, shoqëruar me akull dhe limon.

Por..."gafa" na ndodhi. Kamarierja e pa vemendshme solli vetem xhin me akull, pa feta limoni!!! Kjo mungese limonash ne servis u shfrytezua nga z.Nano per te hapur takimin prezantues.

Nano- Pse lokalet e skafisteve të drogës kanë edhe akull, edhe limon zoti Sekretar i Pergjithshëm, me drejtohet mua duke pare nga Drejtori i Pergjithshem i Policise te asaj kohe z. Bilbil Mema. Kaq duhej.

Aty, qysh në takimin e parë, u vendos për fillimin e punës së "Punës". Monitoruesit nderkombetar, amerikane e italiane kishin sjelle informacionin e plote me fotot dhe vendodhjet e rrjeteve te skafisteve te droges ne vend. Duhej organizim. Dhe keshtu u be. U përfshine institucionet dhe axhencitë kryesore ne kete operacion. Ministria e Rendit me gjithe strukturën operacionale, Mbrojtjes, Roja Bregdetare, SHIK, Tatimoret, Prefektura, Bashkite e deri te pushuesit ne bregdet muarren pjese te "Puna". U perfshine pushuesit? Po! Ne Kanalin e Çukës ne Sarande, ishin pushuesit qe njoftuan per fshehjen e nje skafisti qe ndiqej nga "Delta Force".

Në shërbim të Operacionit u vune edhe Qeveritë e vendeve fqinje. Kujtoj kryeministrin Nano qe na thoshte: "me dalin cdo ore ne telefon, ne raport, Ministrat e Mbrojtjes se Greqise, Italise dhe Malit te Zi".

Skafet e krimit kërkoni strehim në ishujt pranë ujrave greke e malazeze.

....ishte fundi i verës,

U dha urdheri per fillimin e Operacionit Puna"...

E gjithe vija bregdetare ishte e blinduar nga forcat e Rendit dhe Mbrojtjes. Ndodheshim ne Vlore duke ndjekur çdo minut ecurine e tij. U realizuan të gjithë objektivat. Drejtuesit e policise Bizhga, e Ndreu raportuan suksesin. Pas 48 oresh "Operacioni Puna" perfundoi.

"Puna" erdhi pas nje bashkepunimi serioz.

Ministrite e Rendi dhe Mbrojtes etj. regjistruan nje sukses te perbashket mbi krimin.

Ishte fillim vjeshte viti 2002.

Limonat kishin filluar te piqen...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco