BE do të hapë gjeopolitikisht negociatat me hallkën më të dobët të NATO-s

BE do të hapë gjeopolitikisht negociatat me hallkën më të dobët të NATO-s

Nga Kastriot Islami - 28/10/2016

Shqipëria është një regjim oligarkik. Një vend ku qeverisja, kuvendi dhe postet kyçe të administratës publike dominohen nga individë me rekorde kriminale dhe pjesëtarë të oligarkisë dhe klientelës së korruptuar në ekstrem. Çështjet e kultivimit dhe trafikimit të drogave e përcaktojnë Shqipërinë si vendin e parë në Europë përsa i përket kultivimit të kanabisit dhe një nga vendet kryesore transit të lëvizjeve të drogave të forta. Shqiptarët ja kalojnë edhe qytetarëve të vendeve në luftë, si Siria, Afganistani, e tjerë, përsa i përket emigrantëve të pashpresë…Kryeministri i vendit rezulton nga një informacion konfidencial i OSBE zyrtari më i lartë që zotëron një pasuri të paligjshme prej 200 milion euro, të fshehur në një llogari off shore. Kjo ka bërë që Shqipëria të shndërrohet në hallkën më të dobët të NATO-s duke rrezikuar rolin e saj si kontribuuese e sigurisë. Ndërkohë në Ballkan dhe përtej tij ka një dinamikë të ndryshimit të balancave gjeopolitike, madje tensionet mes NATO-s dhe Rusisë shfaqen të tensionuara në nivelin e ringjalljes së një Lufte të Re të Ftohtë (http://www.dailymail.co.uk/news/article-3878494/Preparing-new-Cold-War-British-troops-international-military-drills-Germany-Russia-bumps-European-border-forces.html). Kjo mund të ishte edhe pasojë e retorikës elektorale në SHBA, por sidoqoftë kjo që ndodh shumë e ndryshme nga çdo herë tjetër. Pikërisht në këtë moment, në tavolinën e Komisionit Europian në Bruksel dhe kryeqytet e vendeve të BE ndodhet dosja e Shqipërisë për të vendosur për “hapjen e negociatave me BE”. Aleanca e Atlantikut por edhe vendet kryesore të BE do të preferonin në këto kushte, që Shqipëria, pavarësisht se konsiderohet si hallka më e dobët e problematike, është gjeopolitikisht më favorshme të jetë sa më shpejt brenda kufirit të BE…Në këtë balancë avantazhe/dizavantazhe mesa duket arsyetimi gjeopolitik mbizotëron mbi atë të “meritës individuale” për të cilën vendi duket se është ende shumë larg, për të mos thënë është ne regres, i cili për arsye të kuptueshme s’thuhet në raportet publike

Shqipëria hallka e dobët e NATO, dominohet nga korrupsioni, krimi, kanabisi

Shqipëria është shndërruar në hallka më e dobët e NATO për shumë arsye. Pavarësisht se nuk thuhet në trajtë eksplicite e publikisht se vendi ka humbur gradualisht rolin si kontribuues modest i sigurisë, të gjithë parametrat e provojnë një gjë të tillë, kurse në raportet konfidenciale e vërteta është shumë e hidhur, për Shqipërinë por edhe për të gjithë vendet e tjera të rajonit. Sepse:

Së pari, Buxheti për Mbrojtjen ka rënë gjatë 3 vjetëve të fundit në nivelin 1 % e PBB dhe s’ka asnjë përpjekje për ta ngritur atë. Natyrisht ky është një kusht i nevojshëm por jo i mjaftueshëm, e thënë ndryshe kjo do të thotë se po s’u plotësua ky kusht Shqipëria mund të kthehet në një "hallke e dobët" e NATO, ndërkohë që plotësimi i këtij kushti pa plotësuar kriteret e tjera s’do të bënte mrekullira. Po të kemi parasysh regresin e kritereve politike.

Së dyti, për shkak të kultivimit masiv të kanabisit dhe trafikimit të drogave të forta,një ekspert amerikan, Bill Cowan, ka shkruar para disa ditësh në revistën amerikane Hill (http://thehill.com/blogs/pundits-blog/international-affairs/300392-albania-drug-haven-is-a-nato-challenge-for-next) se "Shqipëria do të përbënte rrezik për veprimin ushtarak të trupave amerikane në rast krize” dhe kjo vjen sepse Shqipërinë është shndërruar në hallkën më të dobët të NATO. Titulli i shkrimit është shumë domethënës dhe një mesazh i qartë për lidershipin e SHBA, NATO e BE: “ Kanabisi në Shqipëri do të jetë sfida e presidentit të ardhshëm të SHBA”… ndërkohë që në shkrim thuhet se “janë familjarët e Ramës e të Tahirit që kontrollojnë kultivimin e kanabisit”. Dhe kjo dukuri jo vetëm e ka shndërruar Shqipërinë në hallkën më të dobët por është shndërruar në rrezik për sigurinë e të gjithë vendeve të BE e veçanërisht për Britaninë e Madhe, prej nga informacionet inteligjente flasin për ‘simpatizantët dhe mbështetësit e ISIS që kontrollojnë kultivimin e kanabisit” dhe po pasurohen me fitimet e nxjerra prej tij.

Së treti, Shqipëria është një regjim oligarkik e kriminal; ku kriminelet janë me shumicë në kuvend, qeverisje e administratë dhe ku korrupsioni ka prekur rëndshëm kreun e qeverisë, anëtarët e qeverisë, shumë deputetë të maxhorancës në kuvend, drejtues kyç të administratës publike; dhe të gjithë këto janë përdorur për të manipuluar zgjedhjet e mëparshme dhe të ardhshme. Kjo natyrisht ka çuar në një dobësim apo përkeqësim të ndjeshëm të demokracisë ose më saktë në një devijim pothuajse të plotë nga rruga e demokracisë perëndimore duke rritur rrezikimin e sigurisë dhe hapur shtigjet për krijimin e kushteve për penetrimin e faktorëve të tretë anti-Nato, anti-SHBA dhe anti-BE. Kjo duket me pasoja katastrofike për të ardhmen e vendit, qytetarët e të cilit po largohen këto tre vjet masivisht nga vendi; mbi 300 mijë drejt vendeve të BE dhe rreth 200 mijë po aplikojnë për vizë në SHBA. Shqipëria mbetet ekstremisht e rrezikuar nga këto zhvillime të brendshme dhe duket se për shkak të këtyre gabimeve/dobësive është shndërruar të në hallkën më të dobët të NATO duke u kthyer në objektivin/targetin kryesor të rreziqeve që janë prezentë në rajon e më gjerë.

Zhvillime gjeopolitike: Rriten në ekstrem tensionet mes NATO e Rusisë…

Gazeta britanike Daily mail (http://www.dailymail.co.uk/neës/article-3878494/Preparing-neë-Cold-Ëar-British-troops-international-military-drills-Germany-Russia-bumps-European-border-forces.html jep detaje të tensioneve në rritje mes NATO dhe Rusisë të shoqëruara me veprime ushtarake pas të cilave fshihet frika e rifillimit të një Lufte të Ftohtë. Perëndimi përmes NATO po bën manovra për të testuar gatishmërinë ndaj çdo sulmi eventual të Rusisë, të ngjashëm me ato ndaj Gjeorgjisë apo Ukrainës që do të rrezikonin vendet anëtare të NATO apo e BE. Deri tani Rusia ka mohuar një gjë të tillë, ndërkohë që informacionet inteligjente dhe llogaritjet e sigurisë ofrojnë nevojën e një gatishmërie të rritur në ekstrem. Harta e “karshillëkut” mes dy blloqeve tregon nivelin e përgatitjeve dhe të gatishmërisë, sepse rastet e Gjeorgjisë e të Ukrainës treguan e veprimet e “faktit të kryer” është shumë e vështirë, madje e pamundur që të rikthehen aty ku ishin më parë. Ndërkohë historia e këtyre viteve të fundit ka treguar se është gati e pamundur të anulohen veprimet ushtarake e njëanshme ruse në cenim te sovranitetit apo integritetit territorial  me veprime diplomatike apo negociuese, madje edhe embargo të aplikuara nga perëndimi. Prekja e një vendi anëtar të NATO apo BE sigurisht që do të ishte shumë më i rëndë dhe i shoqëruar me probleme shumë më të mëdha; kjo ka bërë që së paku psikologjikisht tensionet të perceptohen të fuqishme.

Si përfundim: Shqipërisë oligarkike, kriminale, kanabiste do ti hapen gjeopolitikisht negiocatiat…

Ky është edhe lajm shumë i mirë e njëkohësisht shumë i rëndë. Ky lajm është shumë i mirë sepse në klimën e tensioneve në rritje mes NATO e Rusisë dhe të tendencave për të ndryshuar balancat gjeopolitike në rajon si dhe shtimit ekstrem të rreziqeve anti-SHBA, anti-NATO dhe anti-BE, është më e preferueshme që Shqipëria të jetë brenda “gardhit” të BE pavarësisht se është hallka më dobët e NATO-s. Lajmi është shumë i rëndë se Shqipëria pranohet të hapë negociatat si vend i drejtuar nga oligarkët e korruptuar dhe të inkriminuar. Si vendi i parë në Europë për kultivimin e kanabisit. Si vendi më i varfër i Europës. Si vendi i parë në Europë përsa i përket numrit të emigrantëve. Si vendi që ka kryeministrin më të pasur të Europës me 200 milion euro pasuri të fshehur në llogari off shore. E tjerë e tjerë. Pavarësisht këtyre, rëndësi ka që hapen negociatat… dhe Shqipëria do të ndodhet brenda gardhit… për të siguruar ‘minimumin jetik”… pra le të shpresojmë se kjo do të na shpëtojë nga rreziku i cenimit të sovranitetit, integritetit, sigurisë dhe stabilitetit, ndërkohë që qeveria s’ka asnjë meritë madje është përgjegjëse për futjen e vendit në rrugën e gabuar të oligarkisë, krimit dhe kanabisit…nga e cila nëse nuk do të ketë reagim as hapja e negociatave nuk e shpëton…

Shkruar për SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco