Premtimet që po përsërit Rama

Premtimet që po përsërit Rama

Nga Patrik Sadikaj - 27/10/2016

Prej kohësh, ndoshta që ditën e parë kur mori drejtimin e PS, Edi Rama doli nga rreshti i përgjegjësve të problemeve që ka ky vend që ai e qeveris tashmë.

Pothuajse çdo ditë të opozitës së tij 8-vjeçare kryeministri që gëzojmë sot na premtoi se do të bënte një politike ndryshe nga Nano, Berisha madje dhe se Basha të cilin se kishim provuar akoma.

Për këtë ai sillte si shembull në publik fjalinë: Politika e vjetër ka bërë këtë... apo s'ka bërë këtë. Kjo mënyrë të bëri politikë me maskën e engjëllit të mirë, Edi Rama në 2013 këputi një milion shuplakat e famshme.

Por... Këtu ka një "por" të madhe. Vetë Edi Rama është politikani që ka qëndruar më shumë në pushtet pas Sali Berishës. 11 vjet në krye të bashkisë së Tiranës për të cilën ankohet sot se është ndërtuar keq e duhet rindërtuar, a thua nuk është ai përgjegjësi kryesor për këtë.

Pastaj ishte gjithashtu ministër në qeverinë e Fatos Nanos dhe normalisht një post i tillë quhet pushtet. Në 2013 qytetarët shqiptarë, ndoshta edhe për meritë të gabimeve të qeverisë së djathtë nuk peshuan aq sa duhet strategjinë e "pastërtisë" së Ramës dhe besuan në politiken e re që premtoi.

Ai premtoi shumë dhe ndoshta shqiptarët menduan se kishte ardhur dita e ndryshimit të madh. Sot mbase nuk e mendojnë kështu. Shumë prej këtyre premtimeve u harruan rrugëve të Rilindjes këto 3 vite.

Edhe politika e re mbeti thjeshtë një manovër manipuluese elektorale se në fund të fundit gjithë këto kohe kemi dëgjuar më shumë shfajësime në emër të gjetjes së fajtorit për fajet e veta.

Një milion votuesit e Rilindjes sot presin të shohin rezultatet, të paktën për premtimet e dhëna për një jetë më të mirë, punësim dhe duke qenë vend bujqësor një rilindje të bujqësisë. Por sot në uljet e tij karrige me karrige nëpër ara e male Rama po glorifikon edhe njëherë po të njëjtat premtime që ishin plan i njëqind ditëve të para të punës së tij.

Kanale kulluese, vaditje dhe kreditim të fermerëve. Rritje rrogash që do të ngrihen pak para zgjedhjeve e kështu me radhë. Premtime që në fakt i takojnë opozitës që të ofrojë si alternative e arritjeve të qeverisë.

Ndoshta në mungesë të rezultateve ka zgjedhur formulën që i solli sukses në 2013. Premto se ky popull nuk mban mend edhe po nuk i mbajte. Të shohim se sa do i japë të drejtë Ramës pas 9 muajsh kjo strategji!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco